E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni nuk e kërkoi Pirlon

Bayern Munich ka mohuar spekulimet rreth interesimit për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Andrea Pirlo. Në fundjavë qarkulluan njoftime se gjiganti bavarez synon të paraqet ofertë për yllin italian.

Mirëpo, zyrtari i larë i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge insistoi se klubi bavarez nuk është interesuar për Pirlon.

“Bayern nuk i ka paraqitur ofertë Juventusit, dhe nuk ka kontaktuar me Pirlon ose menaxherin e tij”, deklaroi Rummenigge për uebfaqen zyrtare të Bayernit. Pirlo shkëlqeu sezonin e kaluar për Juventusin dhe Italinë në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›