E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ganso ‘ndahet’ me Santosin

Ylli brazilian Paulo Henrique Ganso ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Santosin, ka njoftuar menaxheri i tij, Delcir Sonda. Ganso ka mosmarrëveshje me klubin nga Sao Paulo rreth ofertës për vazhdimin e kontratës.

Mesfushori ofanziv kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe Milanin por Sonda theksoi se klienti i tij mund të mbetet në Brazil.

“Kjo është definitive, Ganso nuk do të luajë më për Santosin. Dhe po, ai mund të kalojë në Internacional. Do të diskutoj me Santosin për largimin e tij”, deklaroi Sonda për Radio Estadao ESPN.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›