E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni, vështirë të mposhtet

Philipp Lahm beson se do jetë shumë vështirë për skuadrat tjera të ndërprenë serinë e fitoreve të Bayern Munichut në Bundesligë.

Gjiganti bavarez ka fituar tetë xhirot e para në Kampionatin gjerman dhe Lahm beson se nëse skuadra vazhdon me formën aktuale, do të jetë vështirë të mposhtet nga ndonjë kundërshtarë. “Do të jetë vështirë të na mposht dikush nëse vazhdojmë të luajmë kështu javë pas jave”, deklaroi Lahm për uebfaqen zyrtare të Bayern Munichut.

“Përforcimet e reja janë përshtatur mirë në skuadër kurse të tjerët si Ribery janë në formë të mirë”, u shpreh Lahm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›