E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku ishin bazat e Dritan Dajtit në Tiranë dhe si i shpëtonte operacioneve policore

TIRANE- Dritan Dajti, ka arritur t'i shpëtojë dy herë së paku në kryqytet policisë gjatë tre muajve të fundit falë aftësisë dhe nuhajtes që kishte ndaj oficerëve të krimeve të cilët kanë qenë gjithmonë të gatshëm për ta arrestuar atë. Në të kundërt Dritan Dajti që duket se ishte betuar për të mos rënë në duart e policisë ka mundur t'iu rëshqasë atyre mrekullisht duke treguar se ishte i aftë jo vetëm të arratisej nga Gjykata, me masa sigurie të forta, por edhe t'iu shmangej, efektivëve të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Madje duket se arratisja spektakolare e tij, nga Gjykata e Tiranës në nëntor të vitit 2003, kishte qenë një veprim i realizuar me mjeshtëri prej tij, ndërsa po kaq aftësi prej efektivëve të policisë, është cilësuar shmangia e tij ndaj efektivëve të policisë në disa operacione të një pasnjëshme për arrestimin e tij. Për herë të fundit, njeriu i akuzuar nga policia si autor i ngjarjes së rëndë të 7 gushtit në plazhin e Durrësit, iu ka humbur nga sytë punonjsve të policisë në rrugën "Komuna e Parisit", ku qëndronte i strehuar nga dy persona, miq të afërt të Dajtit.
Operacioni
Më parë ai i kishte shpëtuar policisë në një apartament në katin e dytë të një pallati në rrugën "Ali Demi", pranë ish- postës së policisë në këtë zonë.Burime të Policisë së Shtetit, kanë pohuar se fillimisht Dajti është mbajtur nën vëzhgim në afërsi të kryqëzimit të rrugës "Idriz Dollaku", me rrugën "Ali Demi".
Pikërisht për të arrestuar të shumë kërkuarin në këtë zonë, blutë e kryeqytetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë organizuar një ndërhyrje.
Në këtë operacion Dajti ka mundur të shpëtojë efektivëve blu që kontrolluan banesën në katin e dytë të pallatit, por nuk mundën të gjenin në banesë Dajtin. Ende nuk dihet mënyra se si Dajti arriti të dalë nga kjo banesë përpara se aty të mbërrinin efektivë të Policisë, për ta ndaluar. Pas këtij operacioni të dështuar dhe të panjohuar, Dajti ka ndërruar vend qëndrimin e tij. Në të kudnërt pavarësisht ndërrimit të vendstrehimit të të kërkuarit, policia ka vazhduar të mbajë nën mbikqyrje banesën me dyshimin se ai do të kthehej sërish aty, që në fakt nuk ka ndodhur më vonë.
Për herë të fundit policia gjeti vendqëndrimin e Dajtit në një banesë në rrugën "Komuna e Parisit", përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë e 7 gushtit, në plazhin e Durrësit. Dajti ishte identifikuar nëpërmjet kunatit të tij Arges Xhaxho, të ndodhej në një banesë në zonën e plazhit në Durrës ku edhe Grupi i Operacioneve Speciale i drejtuar nga Fatos Xhani, dhe tre kolegët e tij, Katriot Feskaj, Altin Dizdari e Sajmir Duçkollari ndërhynë ndërhyri për ta neutralizuar dhe arrestuar.
Siç dihet tashmë në këtë operacion, katër policët mbetë të vdekur ndërsa mbeti i vrarë Ledion Mara. Si autor të vrasjes së katër policëve me dashje dhe të Ledion Marës aksidentalisht, policia arrestoi Dritan Dajtin, duke e akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Ndërkaq Erges Xhoxhi, u arrestua nga policia me akuzën e

Strehimi në lagjen "Ali Demi" dhe rrethimi i Policisë

Pas largimit nga kjo adresë në rrugën "Idriz Dollaku", i shumë kërkuari Dajti, ka gjetur strehim në një banesë tjetër në rrugën "Lomuna e Parisit", në një apartament në katin e tretë të bllokut të pallateve të "Haëait", ose të njohur ndryshe me emrin pallatet e arabit. Policia ka mundur të identifikojë si vendodhje të Dajtit, vetëm pak javë pas largimit të tij në adresën e mësipërme.
Policia ka vazhduar ta mbajë në vëzhgim Dajtin në këtë adresë për një periudhë të konsiderueshme kohore duke vëzhguar lëvizje të ndryshme të tij si dhe të personave të tjerë që mendohet se mund të kenë pasur lidhje me të. Edhe në këtë rast Dajti, falë aftsisë së tij për t'iu shmangur efektivëve të Policisë ka mundur t'iu largohet atyre përpara operacionit në kohën që blutë përgatiteshin të kryenin ndalimin dhe arrestimin e e tij.
Pikërisht në këtë zonë, të rrugës "Komuna e Parisit", policia ka pasur për herë të fundit në sytë e saj Dritan Dajtin, duke humbur orientimin për të. Pak kohë më vonë, në fund të muajit të kaluar, blutë kishin identifiuar vendodhjen e kunatit të Dajtit, në plazhin e qytetit të Durrësit, ku u zhvillua edhe operacioni i dhjetë ditëvë më parë për arrestimin e tij.

Dy kushërinjtë strehuan Dajtin

Dy persona kushërinj të afërt mes tyre me banim në afërsi të shkollës "Sabaudin Gabrani", janë identifikuar nga policia se kanë ndihmuar dhe strehuar në disa raste. Sipas burimeve dy personat emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga blutë e kryeqytetit janë njohur prej këtyre të fundit si miq të afërt të të kërkuarit. Këta të fundit mësohet se janë vëzhguar gjithashtyu prej bluve të kryeqytetit, me qëllim për të zbuluar ndonjë intinerar të mundshëm të të kërkuarit.
Burime të policisë pohojnë se për këta dy persona ata vetë kanë pasur dyshime për përfshirje në veprimtari të paligjshme, por ndaj tyre nuk ka pasur prova konkrete dhe ndaj tyre nuk ka pasur edhe hetim apo veprime të tjera penale nga policia dhe organet e tjera.


Avokati: Apelim për Erges Xhaxhon

Avokati Arben Qeleshi, përfaqësues ligjor Erges Xhaxhos, kunatit të Dritan Dajtit, pritet të dorëzojë sot një kërkesë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, për të kërkuar lirimin e tij. Ky fakt është pohuar për gzetën "Shekulli", dje nga vetë avokati Qeleshi, nëpërmjet linjës telefonike. Ai pohoi se ka përgatitur një kërkesë për Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do t'i kërkojë asaj lirimin e klientit të tij, me argumentimin se ai nuk është i përfshirë në ngjarjen e dhjetë ditëve më parë, ku mbetën të vrarë katër efektivë policie, Fatos Xhani Sajmir Duçkollari, Kastriot Feskaj e Altin Dizdari.
Sipas Avokatit Qeleshi, ai do të dorëzojë këtë kërkesë në Gjykatë me qëllim shqyrtimin e saj, për të liruar klientin e tij. "Akuza e ngritur nga organi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për përkrahje të autorit të krimit pas kryerjes së veprës penale, është e pabazuar" Avokati Qeleshi, pohoi se për këto arsye ai do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhënë për klientin e tij. Më tej ai shtoi se nuk është lajmëruar nga organi i akuzës për ndonjë seancë të marrjes në pyetje të tij, por ka patur vetëm komunikim të akuzës për të pandehurin Xhaxho.


Gilmando Dani jep sqarime vullnetarisht në polici

Një ditë pas publikimit të lajmit në gazetën "Shekulli", se policia nuk kishte gjetur në banesën e tij në afërsi të "21 dhjetorit" Gilmando Danin, ky i fundit është paraqitur vullnetarisht me avokatin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i tij, dy ditë më parë, duke pohuar se Dani është paraqitur vullnetarisht në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, për të dhënë sqarime dhe shpejgime në lidhje me pozicionin e tij, rreth ngjarjes së të dhjetë ditëve më parë ku mbetën të vrarë katër efektivë policie.
Dani së bashku me avokatin e tij, kanë pohuar për efektivët e policisë së kryeqytetit si dhe për Prokurorinë e Krimeve të Rënda se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve mësohet se Dani ka argumentuar se ka pasur probleme personale të premten e 7 gushtit si dhe nuk ka qenë në qytetin e Durrësit atë ditë për shkak se nuk kishte punë atje, duke pohuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas këtij pohimi në praninë e avokatit të tij, Dani është lënë i lirë nga organi i akuzës.


*****


Dajti, nuk gjendet dëshmitari i mitur i masakrës


dt. 16 gusht

I vetmi deshmitar zyrtar okular i masakres që nuk i përket asnjerës "palë", pra as policisë, as grupit të Dajtit, nuk gjendet.
Adoleshenti me inicialet F. S ndodhej në vendin e krimit dhe madje është plagosur nga një prej plumbave të pistoletës së Dajtit. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit por e ëma e ka hequr menjëherë prej aty dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij. Policia ka kërkuar në adresën e lënë nga mamaja e adoleshentit por ai nuk ndodhej aty. E vetmja gjë që ka mbetur në duart e hetuesve është kartela e tij mjekësore ku tregohen dëmtimet që ka marrë nga plumbi dhe mjekimet që i janë dhënë në spital.


E premtja e shtatë gushtit ka qenë një ditë e tmerrshme për të gjithë pushuesit që për fatin e tyre të keq ndodheshin në zonën ku u krye operacioni për arrestimin e Dritan Dajtit. Një ndër personat që me plot gojën mund të thuhet se "ndodhej në vendin e gabuar, në kohën dhe momentin e gabuar" është adoleshenti me inicialet F.S. me banim në kryeqytet. Mesditën e të premtes së kaluar ai po kalonte pranë makinave të agjentëve dhe të shumëkërkuarit Dajti kur filloi shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri, adoleshenti mori një plagë në këmbë, pasi plumbi e kishte gërvishur në pjesën anësore por pa i hyrë brenda në trup.


Menjëherë pas arrestimit të Dajtit dhe në kohën që agjentët e vrarë po transportoheshin drejt Spitalit të Durrësit, një makinë e rastit me kërkesë të nënës së fëmijës e mori dhe dërgoi në qendrën mjekësore adoleshentin e plagosur. Ky i fundit ka qëndruar vetëm rreth 30 minuta në Spitalin e Durrësi. Sapo mjekët kanë mbaruar kontrollin e parë duke ndaluar gjakderdhjen dhe pastruar plagën nëna e tij e ka hequr me dhunë nga spitali, duke u larguar drejt kryeqytetit.


"Pasi bëmë ekzaminimin e plagës, ku predha e plumbit ka përshkuar anash muskulit të këmbës duke shkaktuar gërvishtjen e thellë dhe heqjen e një cope të tulit të këmbës së djathtë, nëna e adoleshentit me inicialet F.S. në kundërshtim me kërkesën e bluzave të bardha, ka marrë fëmijën dhe është larguar pa lënë një adresë. E vetmja e dhënë që ka mbetur në Spitalin e Durrësit dhe që është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është kartela e tij mjekësore, e cila është marrë nga një infermiere e turnit",- thanë burimet pranë bluzave të bardha në Durrës.


Po ky version konfirmohet edhe nga zyrtarët e institucionit të akuzës dhe policisë së shtetit, të cilët nënvizuan se adoleshenti nuk është gjetur në adresën e lënë në Spital.

"Është urdhëruar marrja e adoleshentit F.S. në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por, efektivët e policisë, konkretisht inspektori i zonës ku adoleshenti banon, ka raportuar tek eprorët e tij se fëmija nuk është në adresën që ndodhet në kartelën mjekësore",- thuhet nga policia.


Mos gjetja e tij në adresë, ka ngritur dyshime në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se familjarët e tij kanë frikë që fëmija i tyre të jap dëshminë e kërkuar nga prokuroria për atë që ka parë dhe përjetuar mesditën e së premtes në plazhin e Durrësit, konkretisht në afërsi të pistës "Iliria". Sipas këtyre burimeve, konfirmohet se ditën e ngjarjes adoleshenti bashkë me familjen kishte shkuar nga Tirana në Durrës për të bërë plazh, pikërisht në zonën ku ndodhi ngjarja. Në kohën që agjentët e policisë ishin afruar makinës së Dajtit duke tentuar që ta arrestonin, fëmija ka kaluar aty pranë pa ditur se çfarë po ndodhte, ku dhe më pas është qëlluar nga plumbi i pistoletës së Dajtit, në kohën që ky i fundit po tentonte të hynte në zonën e plazhit duke i ikur agjentëve të policisë.

Mësohet se plumbi i fundit që ka dalë nga gryka e pistoletës "Glock" që mbante në duar Dritan Dajti ka përshkruar këmbën e djathtë të adoleshentit F.S. Pak sekonda më pas, Dajti po përpiqej që të ndërronte karikatorin e armës por është qëlluar me tre plumba nga agjentët e policisë që po e ndiqnin nga mbrapa.
Mësohet se një plumb Dajti e ka marr në krahun e majtë pak centimetra poshtë bërrylit që ka qenë tejshpues, një tjetër në brinjë poshtë shpatullës së majtë që ia ka prekur mushkërinë dhe një tjetër në legen të këmbës së majtë, ku ende ndodhet plumbi i pa hequr.




 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›