E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishte, rikthehet per gjykim Jaho Mulsomani

Tirane- Gjykata e Larte ka rikthyer per gjykim dosjen penale te Jaho Mulosmanit, nje prej te denuarve per vrasjen e deputetit Azem Hajdarit. Dosja, e cila mban numrin 1179 dhe ka si objekt te saj "vrasje me paramendim", eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Petrit Como. Gjyqtari do te vendose edhe daten e pare te seances gjyqesore. Mulosmani akuzohet per vrasjen e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit, ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 1999 ne qytetin e Tropojes. Vendimi per rigjykimin e ceshtjes ne ngarkim te Mulosmanit eshte marre pak kohe me pare nga Gjykata e Larte. Ne vendimin e saj, Kolegjet e Bashkuara kane verejtur shkelje proceduriale te kryera gjate shqyrtimit te dosjes, ne shkallet me te uleta te gjyqesorit. Mulosmani ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe me pas nga ajo e Apelit, per vrasjen me arme zjarri te Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurit ne qender te Bajram Currit, per motive te hakmarrjes. Per keto dy vrasje Mulosmani ishte denuar me burgim te perjetshem. Mulosmani eshte denuar edhe me burgim te perjetshem per vrasjen e deputetit Azem Hajdari, me 12 shtator te vitit 1998, ne kryeqytet.

R. C.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›