E Shtunë, 31 Tetor 2026

BeH heq doganat për 11 produkte të BE-së

Sarajevë - Bosnja e Hercegovina (BeH) vendosi që të heq doganën për 90 për qind të produkteve të importuara nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Sipas zëdhënësit të Drejtorisë boshnjake për tatimim të drejtpërdrejt, Ratko Kovaçeviç bëhet fjalë për rreth 11.000 produkte, në të cilat janë përfshirë automobila të rinj, traktorë, elektro shtëpiake, kompjutera, aparate elektrike, pajisje për kuzhinë, kozmetikë, etj. Privilegjet doganore vlejnë vetëm për mallin me prejardhje nga BE-ja, përderisa për produktet e pjesëve tjera të botës vazhdon regjimi i njëjtë doganor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›