E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vujanoviç, kushte Prishtinës për çeljen e ambasadës në Podgoricë

Podgoricë - Mali i Zi i vendos kushte Kosovës para lejimit të çeljes së ambasadës në Podgoricë. Ka qenë vetë Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç i cili ka theksuar se kushti i parë për një gjë të tillë do të jetë njohja që Prishtina zyrtare duhet t’i bëjë pakicës malazeze në Kosovë si dhe krijimin e kushteve për kthimin e refugjatëve joshqiptarë nga Mali i Zi në Kosovë.

Përmes një deklarate për shtyp, Vujanoviç ka theksuar se qëndrimi i tij pozitiv ndaj pranimit të ambasadorit të propozuar të Kosovës në Mal të Zi dhe emërimin e atij malazez në Kosovë në mënyrë të natyrshme kushtëzohet me pritjet e theksuara. Vujanoviç ka theksuar se "njohja e pakicës malazeze në Kosovë dhe sigurimi i kushteve për kthimin nga Mali i Zi të popullsisë joshqiptare nga Kosova është presupozim për vendosjen e ambasadorit të Mali të Zi në Kosovë". Presidenti malaze ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që malazezët në Kosovë të trajtohen si minoritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›