Krasniqi pritet të takohet sot me krerët e shtetit turk
Ankara Në Turqi ndodhet një delegacion kosovar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:50 delegacioni nga Kosova, do të nisë takimet me kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Köksal Toptan. Gjithashtu, Krasniqi do të zhvillojë takime edhe me presidentin Abdullah Gül dhe me kryeministrin Recep Tayyip Erdoðan. Delegacioni kosovar ndodhet për një vizitë 4 ditore në Turqi, vizitë e cila ka nisur gjatë ditës së djeshme.