E Diel, 1 Nëntor 2026

Greeki: UNMIK-u monitorim edhe në vitin 2009

Prishtinë - Proçesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut në Kosovë do të vazhdojë edhe në vitin 2009. Zyrtarët më të lartë të UNMIK-ut deklarojnë se kjo gjë shihet e domosdoshme përderisa do të ketë edhe më tej detyra në Kosovë.

Zëdhënësi Rusell Greek deklaron se UNMIK-u do të minitorojë këtë vit mbarëvajtjen e disa zhvillimeve. Me interes të veçantë shihen sidomos çështjet e minoriteteve, por UNMIK-u do të komunikojë edhe me institucionet dhe vendet që nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›