I verberi - rekord boteror

Rekordi i parë botëror në Lojrat Olimpike Londër 2012 u thye ende pa u zhvilluar ceremonia e hapjes. Për këtë mendoi koreanojugori Dong-hjun Im, i cili theu rekordin e tij personal në garën e qitjes me hark.
Koreanojugori vendosi rekordin e tij duke fituar 699 pikë nga 696 që ishte rezultati i mëparshëm, vendosur nga ai në maj në Turqi. Dong-hjun Im, kampion olimpik në vitin 2004 në Athinë dhe më pas në 2008 në Pekin, ishte favorit për të fituar edhe një herë medaljen e artë, gjë që e bëri, ndërsa habia më e madhe ka lidhje me faktin se ai është ligjërisht i verbër.
Kjo sepse, Dong-hjun Im nuk sheh thuajse fare me syrin e majtë, ndërsa nuk ka shikimin normal as me të djathtin. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar të shkëlqejë në një garë ky normalisht sytë hyjnë në punë.
Dong-hjun Im theu edhe rekordin botëror për skuadra, në radhët e Koresë së Jugut, së bashku me Bub-min Kim e Xhin-hjek Oh, me rezultatin 2087 pikë.
Pati disa probleme në stadiumin e kriketit në Londër, pasi nuk pati bileta të shitura për këtë garë, ndërsa spektatorët nuk u lejuan që të afroheshin as thjesht për disa minuta dhe kjo gjë solli protesta.