Beçaj: Mosmiratimi i konferencës gjyqësore, mangësi e drejtësisë

Është mbledhur sot Konferenca Gjyqësore për zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj KLD-së. Në mbledhjen e sotme të Konferencës Gjyqësore pritet që të zëvendësohen 2 anëtarët e KLD-së të cilëve u ka mbaruar mandati.
Në fjalën e saj kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj ka theksuar se mosmiratimi i ligjit për konferencën gjyqësore kombëtare është një mangësi e sistemit të drejtësisë. Sipas saj mungesa e ëktij ligji ka krijuar vështirësi me pushtetet e tjera.
Gjithashtu kryetarja e Gjykatës së Lartë Beçaj i bëri thirrje gjyqtarëve të mos bien pre e mashtruesve dhe sekserëve duke kërkuar që të denoncohet edhe fenomeni I korrupsionit nga të gjithë.
Beçaj gjithashtu ka kërkuar një raport më intensiv mes Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke theksuar se një bashkëpunim mes institucionesh do të bënte të mundur përmirësimin e imazhit të sistemit gjyqësor.