E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet 1 kg marijuanë në linjën Sarandë-Athinë

Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 kg lëndë narkotike dhe ka bërë të mundur edhe arrestimin edhe poseduesit të saj.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar në autobuzin e linjës Sarandë-Athinë ndërsa është arrestuar 28-vjeçari Emanuel Hasani.
 

Sipas policisë marijuana ishte mbështjellë në një pako që 28-vjeçari e mbante poshtë këmbëve.
 

Mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Sarandë dhe kishte si destinacion kryeqytetin grek. Ndërkohë materialet në ngarkim të 28-vjeçarit Emanuel Hasani I kanë kaluar prokurorisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›