E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmon Skeja hetuesit presin Tartarin

Prokuroria

Hetimet per favorizim ne dhenien e lejeve te ndertimit ne Tirane jane drejt fundit teksa akuza ka marre ne pyetje biznesmenet qe jane permendur nga krahet e politikes. Ne prokurori jane paraqitur me radhe biznesmenet Ilir Trebicka Rrahman Selmanllari Dritan Avllaj Kujtim Hasa dhe se fundmi Fatos Skeja. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka dijeni nese firma Vision Contruction ku ai ishte aksioner te kete dhene ryshfet 20 per qind per ndertimin e nje kompleksi ne afersi te Liqenit Artificial ne kryeqytet. Seanca e pyetjeve eshte zhvilluar dy dite me pare. Nderkohe i fundit qe eshte thirrur per deshmi ne lidhje me akuzat e deputetes Albana Vokshi se kryebashkiaku Edi Rama perfiton perqindje nga dhenia e lejeve te ndertimit eshte Arjan Tartari. Ky i fundit ka refuzuar disa flete-thirrje te prokurorise me pretendimin se ndodhej jashte shtetit. Nga verifikimet e TIMS-it ka rezultuar se Tartari eshte kthyer ne vendlindje ndersa seanca e pyetjeve mund te zhvillohet ne fund te kesaj jave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›