Remzi Hoxha deshmite e ish-shikasve ne gjykate
Gjykata e Krimeve te Renda ka administruar tri deshmi te rendesishme ne procesin per zhdukjen e biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ish-kreu i SHIK-ut te Lezhes Martin Miraj qe mendohej si deshmitari kyc i procesit me te gjate gjyqesor ne Shqiperi ka treguar te gjithe dinamiken e veprimeve qe sherbimi i fshehte ka bere pas mberritjes se Remzi Hoxhes ne bazen sekrete te SHIK-ut ne Vain te Lezhes. Ai se bashku me ciftin Flora dhe Gjoke Hasanaj eshte marre ne pyetje ne shtetin italian ku qendrojne rezident deshmitaret e akuzes. sipas prokurorise deshmia e Mirajt ka vlere per faktin se ai ka treguar me emra personat qe jane marre me pyetjen dhe hetimin e Remzi Hoxhes duke perforcuar keshtu akuzat ndaj personave qe jane marre te pandehur per kete ngjarje. Seanca e pyetjeve u zhvillua ne qytetin e Romes ne Itali dhe te pranishem kane qene edhe perfaqesues te ambasades shqiptare dhe perfaqesues te prokurorise gjykates e avokateve mbrojtes te te pandehurve. Miraj eshte shprehur se Remzi Hoxha ishte sjelle ne Vain nga Tirana dhe madje ate e shoqeronin ne hetime po agjentet sekrete te kryeqytetit. Per sa dijeni kishte ish-kreu i SHIK-ut te Lezhes biznesmeni Hoxha akuzohej se ishte agjent i UDB-se dhe se po pyetej atje rreth aktivitetit te tij ne kete drejtim. Teksa ka treguar emrat e personave qe e hetonin Miraj ka mohuar te kete dijeni per menyren se si vdiq biznesmeni apo dhe vendin ku ai mund te jete varrosur te dhena keto qe mendohej se do te merreshin prej tij. Emri i Martin Mirajt ka dale gjate hetimeve per vdekjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas por eshte dashur kohe qe te gjendej vendndodhja e tij ne Itali. Dy gjykata italiane ekzekutuan me 23 dhe 25 qershor te ketij viti leterporosite e drejtesise shqiptare ne pyetjen e tre deshmitareve per llogari te gjykimit te dosjes Remzi Hoxha ne Gjykaten e Krimeve te Renda.