E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit Taullau Banda e Lushnjes na kercenonte

Albert dhe Bajram Taullau kane treguar momentet e vrasjes se vellait te tyre

Dy vellezerit Albert dhe Bajram Taullau kane deshmuar dje para Gjykates se Krimeve te Renda per kercenimet dhe gjobat e vendosura nga Banda e Lushnjes. Ne syte e kapobandes Aldo Bare ata treguan disa episode te gjobave qe ishin detyruar ti paguanin bandes ku me e renda ishte ajo e 500 mije eurove per token e tyre qe ndodhet ne Kashar Tirane deri ne vrasjen e te vellait te tyre nga Leonard Prifti. Deshmitari i pare ishte Bajram Taullau. Ai tha se ka kater vellezer ndersa nga vitet lsquo97-lsquo98 vellait te tij Albertit i vendosen tritol. Me pas Albertin e kane gjuajtur me tritol duke e plagosur. Enver Dondollaku e merrte Bakiun dhe i kerkonte 500 mije euro. Enver Dondollaku Ilir Stergu kalonin shpesh para lokalit tim dhe une blija peshk te laguna e tyre. Nje dite Ilir Stergu i tha vellait tim Saimirit lsquoHajde te pime nje kafe bashke. Ai pranoi. Hipi me ta ne makine dhe e cuan te Varrezat e Deshmoreve. Aty i priste Leonard Prifti i cili i jep urdher Ilir Stergut qe te shkonte dhe te merrte edhe vellain tjeter Bakiun. Ilir Stergu tha qe nuk kishte fuqi te ecte me dhe Saimiri i tha lsquoE marr une Bakiun dhe e sjell ketu. Saimiri largohet njofton Bakiun dhe nuk kthehet me aty. Bakiu me Saimirin iken dhe u strehuan ne shtepite e tyre me pas me njoftuan edhe mua ka vazhduar me tej deshmitari duke saktesuar se ka bere me dije se vellai i tij eshte vrare nga Leonard Prifti i cili me pas eshte ekzekutuar ngjarje per te cilen nuk kishte dijeni.

Deshmitari i dyte ishte Albert Taullau. Ai tregoi se ne pranveren e vitit 1997 Arjan Alico nje prej ushtareve te Aldo Bares kishte shkuar te karburanti i te vellait te tij Bakiut duke i thene se e kerkonte lsquoprofesori i pandehuri Aldo Bare. Sipas Taullaut ne fillim i vellai i tij nuk kishte pranuar por me pas kishte shkuar me te. Deshmitari shpjegoi se ata u ulen ne lokalin e Lokut ndersa ai vete i kishte ndjekur nga pas. Te lokali ishin ulur Arben Borici Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku. Gjate bisedes ata e pyesnin vellain per Saimirin dhe i thane qe profesori ka urdheruar qe Saimiri te largohet nga Lushnja. Arsyeja ishte se Saimiri nuk kishte pranuar te behej pjese e bandes. Ketu filloi konflikti. Ne vitin 1998 me vune tritol ne banesen time te ballkoni. Gjate kesaj kohe vinte shpesh Ilir Stergu te karburanti i Bakiut dhe takonte Bakiun. Stergu nuk e linte rehat Bakiun per punen e Saimirit. U detyruam te nisnim Saimirin per ne Greqi dhe rame ne qetesi. Ne vitin 1999 isha te pika e karburantit se bashku me Bakiun shoferin shitesin dhe rojen. Ishte ora 10.45 kur une u qellova nga nje arme zjarri. Plumbi me depertoi ne stomak dhe u degjua vetem nje e shtene qe vinte nga Varrezat e Deshmoreve tregoi dje para gjykates se Krimeve te Renda Albert Taullau. Ne fund te deshmise se tij ai tregoi se pas vitit 2000 kishin filluar edhe tentativat e lekeve te cilat varionin nga 6 milione leke deri ne 10 milione leke. Gjoba me e madhe sipas tij ishte ajo qe i kerkuan Bakiut 500 mije euro ose duhet te jepnim dokumentet e tokes ne Kashar te Tiranes. Sipas deshmitarit ata nuk i paguan leket ndersa banda i vuri tritol karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›