Qeveria, plane për lotari kombëtare
Qeveria shqiptare miratoi së fundmi një vendim që i ngarkon Ministrisë së Financave caktimin e rregullave dhe hapjen e procedurave për dhënien e licencës për organizimin e lotarisë kombëtare, një biznes që mund të prodhojë miliona euro xhiro në muaj.
"Autorizohet Ministria e Financave për shpalljen e procedurave të garës për lotari kombëtare, si dhe për shpalljen e kritereve për dhënien e licencave për kazino", - thotë vendimi i publikuar nga qeveria. Këshilli i Ministrave nuk ofroi shpjegime të mëtejshme. Vendimi u mor pas propozimit të Ministrisë së Financave. Në bazë të ligjit, në Shqipëri do të jepet vetëm një licencë për lotari kombëtare dhe kjo licencë do të ketë një afat prej dhjetë vjetësh.
"Kjo licencë është një e vetme dhe i jepet aplikantit, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara", thuhet në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, licenca duhet t‘i jepet një subjekti përmes një tenderi. Taksa fikse për lotarinë është 300 milionë lekë dhe paguhet vetëm një herë. Kompania pjesëmarrëse në tender duhet të ketë një kapital themeltar prej 1.2 miliardë lekësh. Sipas kuptimit të ligjit, te llogaria kombëtare përfshihen: të gjitha lojërat numerike, ku një numër është tërhequr nga një radhë e paracaktuar numrash; "Keno", si në formën tradicionale, ashtu edhe në atë elektronike; lotari, për të cilat hidhet short, ku lojtari synon të fitojë një shumë të caktuar, nëse nga hedhja e shortit, që bëhet në mënyrë publike, fiton numri, që shënohet në biletën e zgjedhur prej tij; lotari e çastit, ku lojtarit i ofrohet mundësia të bëjë vetë fshirjen e shiritit mbulues të numrit të shënuar, brenda një intervali kohor të caktuar, gjatë të cilit është e vlefshme seria e biletës së lotarisë.
Qeveria e sotme e ka ndryshuar ligjin për lojërat e fatit së paku katër herë në dy vitet e fundit. Kryeministri Berisha ka takuar publikisht kompani të huaja që merren me veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat kanë regjistruar edhe zyra në Shqipëri me kapitale të mjaftueshme për marrjen e licencës së lotarisë kombëtare. Javët e fundit, Kryeministri deklaroi se kërkon të ndihmojë familjet e viktimave të lojërave të fatit dhe se i kishte kërkuar Ministrisë së Financave të përgatiste ndryshime ligjore për të ndaluar të sëmurët e lotarive të humbasin paratë e tyre. Vendimi i fundi i qeverisë ngarkon Ministrinë e Financave edhe me hapjen e procedurave për dhënien e licencave të kazinove. Sipas një vendimi qeverie të vitit 2004, në Shqipëri mund të licencohen pesë subjekte për hapje kazinosh dhe deri më sot është licencuar vetëm një.
Gjithmonë është thënë se bixhozi dhe ekonomia kanë ecuri të kundërta. Kur ekonomia ecën keq, bixhozi rritet dhe anasjelltas. Të varfrit luajnë bixhoz më shumë se të pasurit dhe natyrisht dëmtohen prej bixhozit edhe më shumë. Kjo gjë duket se po ndodh edhe këto kohë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vitin e kaluar xhiroja e industrisë së bixhozit në Shqipëri shënoi "rritje dyshifrore". Shqiptarët shpenzuan më shumë se 100 milionë dollarë në bixhoz dhe lotari gjatë vitit të kaluar, me një rritje 70% në krahasim me vitin 2007.
Gj. Erebara