E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Hysko: Lushnjes i nevojitet një tjetër sulmues

Drejtori teknik i skuadrës është i mendimit se është e nevojshme të ndërhyhet në merkato për të siguruar një tjetër lojtar në repartin ofensiv

Nga JULIAN KASAPI

Lushnja në miqësoren që ka zhvilluar kundër Alpetrolit ka treguar një nivel loje të kënaqshëm. Katër golat e shënuar tregojnë edhe një herë formën e mirë të repartit të sulmit edhe pse në vijën e parë ishte vetëm Canka. Eksperimenti m 5 mesfushorë kundër patosarakëve ka rezultuar i suksesshëm, pasi ishin pikërisht ata që i dhanë më shumë rrezikshmëri skuadrës dhe u treguan mjaft efikas. Stafi teknik ndërkohë, ka si synim të gjejë një tjetër kundërshtar në fundjavë për të zhvilluar një tjetër miqësore, por kjo do të jetë në varësi të skuadrave, të cilat do të jenë të gatshme për një takim të tillë. Trajneri Bano është i kënaqur me performancën e të tijve, por kërkon më shumë për një Lushnje fituese për të treguar se ajo është e aftë të mbajë peshën e kreut të kampionatit të ri.

Përforcimet në sulm Sipas  drejtorit teknik të skuadrës po punohet për afrimin e një tjetër futbollisti. Altin Hysko kërkon që Lushnja të japë më të mirën e saj dhe për këtë qëllim duhet një tjetër sulmues përveç Cankës dhe Galicës. Është fakt që ne i kemi dy lojtarë në këtë repart, por kampionati ka edhe të papritura, pasi dëmtimet ose ndëshkimet me kartonë mund të sjellë probleme për stafin teknik. Për momentin nuk ka zëvendësues për sulmuesit kryesorë. Për këtë arsye jam i mendimit se duhet të ndërhyjmë në merkato. Sa për skuadrën jemi të kënaqur nga kontingjenti që kemi në dispozicion deri tani, por duhet më shumë punë deri në fillimin e kampionatit. Gjatë këtij sezoni pretendojmë të arrijmë objektivin e ngjitjes së në Superligë, ndaj edhe duhet që të jemi të kompletuar në të gjitha repartet, ku trajneri të ketë sa më shumë alternativa,- përfundon ish-futbollisti i Lushnjes gjatë viteve 2000, Altin Hysko, aktualisht drejtor teknik i kësaj skuadre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›