E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer vjen në Prishtinë

Nga Valon Konushevci më 03 mars 2011 në ora 13:31

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer të premten do ta vizitoj Kosovën. Ish ylli i përfaqësueses gjermane do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i presidencës, Arbër Geci.

Po ashtu, ish ylli i Bayern Munchenit pritet të takohet edhe me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe me zyrtarë tjerë të institucioneve sportive të vendit.

Beckenbauer do t’i bëjë vizitë edhe FC Prishtinës. Zyrtarët e klubit bardh e kaltër sot pasdite do ta mbajnë një konferencë për media, në të cilën pritet të bëhen të ditura më hollësisht detajet e vizitës së Beckenbauerit në vendin tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›