E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson i nervozuar me gjykimin ndaj Çelsit

SHKRUAN: Jeton Selimi 03-03-2011 11:35

Menaxheri i Mancester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, është shprehur tejet i nervozuar me gjykimin në ndeshjen ndaj Welsit, duke thënë se ishte David Luiz ai që është dashur të përjashtohej në këtë takim. Pikërisht David Luiz ishte ai që shkëlqeu në këtë sfidë, të cilën blutë e Ancelotit ngadhënjyen me rezultat 2-1. “Ne kemi luajtur shumë mirë, ishte paraqitje e mrekullueshme e lojtarëve tanë, ne nuk e kemi merituar humbjen. Prej tre vjetësh me radhë këtu merren vendime nga gjyqtarët, të cilat e ndryshojnë komplet rrjedhën e takimit. Ishte e pa besueshme sesi nuk u përjashtua David Luiz pas ndërhyrjes ndaj Runit, por para kësaj ai ndërhyri ashpër edhe ndaj ‘Chicharito’-s dhe gjyqtari heshti. Kjo e ndryshoi ndeshjen. Pyesni çfarë ndryshon një ndeshje? Këto janë vendimet që ndryshojnë një ndeshje dhe po ai gjyqtar arbitron çdo javë”, deklaroi i nxehur Ferguson. Ndërkohë, nga ana tjetër, është trajneri Anceloti, që pavarësisht fitores së të martës, pranon diferencat që janë mes skuadrave. Ancelotti: Jemi larg Unitedit. Ai beson se 12 pikët që ndajnë ekipin e tij nga lideri, ekipi i Fergusonit, janë shumë. “Nuk mund të besoj se janë 12 pikë. Ne duhet të jemi të sinqertë - kjo është tabela. Ne duhet ta respektojmë këtë. Mancester Junajtid ka luajtur në mënyrë më të qëndrueshme se ne. Është e thjeshtë. Ne jemi shumë larg Mancesterit për ta fituar titullin. Ata kanë ekip të mirë, ekip të fortë. Ne duhet të fokusohemi në vetvete. Kjo fitore është e rëndësishme për ne dhe besimin tonë, por ne nuk jemi në gjendje që të mendojmë për kreun në këtë moment”, u shpreh Anceloti.

Por, mes palëve futet një ish dhe pikërisht Ranieri, që mendon klubi i tij i vjetër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ranieri thotë se Fernando Torres mund të jetë diferenca. “Nuk jam i befasuar që Çelsi ka dështuar këtë sezon pasi futbolli nuk është shkencë, mund t’ia dilni mirë dhe mund të mos ia dilni mirë. Por mendoj se Çelsi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, pasi është një ekip i fuqishëm me lojtarë fantastikë. Ndoshta Torres nuk është në nivelet më të larta për momentin, e njëjta gjë është edhe me Drogba-n, por mendoj se ata mund vetëm të përmirësohen”, ka thënë Ranieri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›