E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Reali s’më do? Iki në Itali ose Angli

SHKRUAN: Jeton Selimi 03-03-2011 11:32

“I dyti është i pari i të fundmëve: nuk ka rëndësi shënimi i 500 golave, nëse nuk je kampion. Unë nuk do të bëj atë që bëri Pelegrini. Nëse Real Madridi do të më përzinte, nuk do të përfundoja te Malaga, por në një skuadër të madhe italiane, ose angleze”. Zhoze Murinjo e ndez konferencën për shtyp përpara ndeshjes me andaluzët, të trajnuar pikërisht nga ish-tekniku madrilen. “Thotë se ka bërë një punë të mirë sezonin e shkuar? Është vetëm një pjesë e të vërtetës, do t’i duhej të kalonte turin e parë të Copa del Rey e 1/8 e Champions, për të bërë akoma më mirë. Ne e kemi përmirësuar shumë punën e tij, duke arritur finalen e Kupës dhe po presim të shohim se ku do të arrijmë në Europë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›