E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela gjen paqen në Poloni

SHKRUAN: Jeton Selimi 03-03-2011 11:34

Ervin Skela ndihet i lumtur që zgjodhi ekipin polak, Arka Gdynia, me të cilën nënshkroi kontratën ditën e hënë. Mesfushori shqiptar ishte pranë nënshkrimit me klubin gjerman, Vindek, ku qëndroi për një periudhë të shkurtër, por oferta e klubit nga elita e futbollit polak ia ndryshoi mendimin ish-futbollistit të Tus Koblenz. “E kam vizituar stadiumin, dhomat e zhveshjes dhe gjithçka këtu rrotull. Më pëlqen mjaft. Këtu mund të hasni gjithçka që posedon edhe Bundesliga. Nuk ka asgjë më pak”, theksoi Skela për sajtin gjerman, reviersport.de. Përfaqësuesi shqiptar do të qëndrojë në Poloni i vetëm, pa bashkëshorten Mariola dhe djalin e tij, Kris. “Familja ime do të qëndrojë në Gjermani, pasi dëshiroj të përqendrohem tërësisht te futbolli”, vazhdoi ish-futbollisti i Kaizerslautern, Eintraht Frankfurt, Arminia Bielefeld, Energie Kotbus e Askolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›