E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern-Dortmund, vendosin detajet

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Holger Badstuber mezi pret përballjen në shtëpi kundër Borussia Dortmundit dhe pret një duel të baraspeshuar në Allianz Arena.

“Dortmund ka skuadër fantastike, por edhe ne jemi në formë të mirë. Do të jetë vështirë, duel i baraspeshuar që mund të vendoset nga detajet e vogla”, deklaroi Badstuber për ueb faqen zyrtare të Bayernit.

“Jam i sigurt se nuk do të bëjmë gabime, pasi çdo detaj i vogël mund të na kushtojë shtrenjtë. Duhet të luajmë si grup i bashkuar, kjo është receta e suksesit”, u shpreh reprezentuesi gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›