Van der Sar rikthehet në Ajax

Edwin van der Sar i është bashkuar bordit të Ajaxit si drejtor i marketingut. Klubi ka njoftuar se ish portieri, i cili e filli karrierën e tij në Ajax para pensionimit në Manchester United, është rikthyer në Amsterdam, por në rolin e zyrtarit.
“Van der Sar kaloi një karrierë fantastike dhe ka lidership natyral, me të cilin ka potencialin e duhur për të drejtuar sektorin e marketingut në klub”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Ajaxit, Hans Weijers.
Van der Sar, 42 vjeç, luajti edhe për Juventusin dhe Fulhamin, kurse u pensionua nga futbolli më 2011, pas një karriere të ndritur. Ai bëri 130 paraqitje për Holandën.