E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata mbetet në Valencia

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 19:35

Valencia ka njoftuar se nuk do të jetë e detyruar ta shesë mesfushorin Juan Mata gjatë kësaj vere.

Mata 23 vjeç, besohet se është objektiv i Arsenalit në rast të largimit të mundshëm të Cesc Fabregasit.

Mirëpo, Mata ka theksuar se dëshiron të mbetet në Valencia, ndërsa tani presidenti i klubit Manuel Llorente ka theksuar se futbollisti nuk është në shitje.

“Vendimi është i qartë dhe paratë nuk do të na ndërrojnë qëndrimin. Valencia nuk dëshiron ta shesë Matan”, tha Llorente për Superdeporte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›