E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez nuk pensionohet

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 18:40

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka mohuar sugjerimet nga menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, se planifikon të pensionohet.

Ferguson theksoi se Tevez i kishte thënë atij se dëshironte të luante për katër vite gjatë negocimit të transferimit të tij në Old Trafford më 2009.

Por, një zëdhënës i 27 vjeçarit insistoi se çështje të atilla nuk ishin diskutuar gjatë bisedimeve me drejtuesit e Manchester Unitedit.

“Carlos ndjen se është në gjendje të luajë edhe për tetë vite tjera.” tha ai. Ferguson bëri komentet javën e kaluar nga turneu përgatitor i ekipit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tevez ka paraqitur kërkesë për largim nga Manchester City, edhe pse klubi insiston për qëndrimin e tij në Eastlands.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›