Messi lavdëron Sanchezin

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 21:21
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij të ri, përforcimin Alexis Sanchez, duke insistuar se ai do të shkëlqejë në Nou Camp.
Reprezentuesi kilian kompletoi transferimin e tij të shumëpritur nga Udinese dhe Messi nuk ka dyshim rreth kualiteteve të 22 vjeçarit.
“Alexis Sanchez është përforcim i shkëlqyeshëm për Barcelonën. Ai ka shumë kualitete dhe mendoj se do të përshtatet shumë mirë në klub. E kam parë duke luajtur dhe mendoj se është futbollist i shkëlqyeshëm”, tha Messi për Europa Press.