E Diel, 1 Nëntor 2026

Skuadrat shqiptare do te nisin rinovimin e kontratave te futbollisteve

Tashmë kupat e Europës kanë përfunduar për skuadrat shqiptare dhe në disa prej tyre është kohë rinovimesh. Flamurtari, Vllaznia e Tirana janë ende “kantierë ndërtimi”, ndonëse përmasat e “punimeve” në ta është e ndryshme në ekipe të ndryshëm.

Ndërsa Flamurtari ka shumë mundësi ta nisë gjithçka nga e para, pas largimit të trajnerit Magani dhe të shumë lojtarëve ku spikat mbi të gjithë kryeshënuesi i kampionatit Daniel Xhafaj, tek Tirana e Vllaznia gjërat duken pak më të qeta.

Bardheblutë besohet se do të nisin sot fazën e nënshkrimit të kontratave të reja, ndërsa vetëm 7 futbollistë janë të lidhur me anë të firmës për sezonin e ardhshëm. Ndër ta janë portieri Lika, shkodranët Gilman Lika e Bekim Bala si dhe lojtarët e huaj të ardhur së fundmi si Situma, Mohamed Al Ajmi dhe Etogo Esama.

Punë do të ketë edhe Vllaznia, pasi Xhevahir Sukaj mundet edhe të largohet, po ashtu ekziston rreziku për ikjen e sulmuesit tjetër Vajushi. Mbrojtësi Smajli ka një opcion në kontratë sipas të cilit mund të ikë nëse ka oferta nga jashtë vendit, ndërsa Ilir Nallbani e Abraham nuk kanë lënë përshtypje të mira gjatë ndeshjeve në Ligën e Europës.

Me përjashtimin e Shtupinës pakësohet alternativat në ekip, ndërsa mbetet në pikëpyetje e ardhmja dhe kontrata e re e kapitenit Vioresin Sinani. Simboli i kuqebluve është sot 34 vjeç dhe ndoshta në hapat e fundit të karrierës, ndaj edhe rinovimi i kontratës do të varet nga shumë elementë.

Drejtuesit e Vllaznisë mësohet se duan të bëjnë të paktën dy përforcime si dhe i kanë kërkuar ndihmë bashkisë së Shkodrës në mënyrë që të ndërtojnë një skuadër pretendente për titullin kampion, titull që ka 10 vjet që nuk fitohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›