Guardiola dhe Benitez, më të mirë se Mourinho

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 20:25
Trajneri i Sevillas, Marcelino Garcia Toral, vlerëson Pep Guardiolan dhe Rafael Benitezin mbi Jose Mourinhon.
Të dy Guardiola dhe Mourinho konsiderohen si dy prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit, edhe pse ka mendime të ndara se cili prej tyre është më i miri.
Por, Marcelino ka përfshirë edhe Benitezin në top-treshe. “Guardiola është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë dhe përfundimisht më i miri në La Liga. Po ashtu më pëlqen shumë edhe Benitezi. Mourinho është i jashtëzakonshëm, por sipas mendimit tim, këta të dy janë strategë më të mirë”, tha Marcelino për Europa Press.