E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos: Spanja fiton Botërorin

Jemi në vazhdën e eliminatoreve të Botërorit dhe mbrojtësi i Spanjës, Serxhi Ramos, ka folur rreth bindjes së tij se kampionët e Evropës mund të bëjnë diçka edhe në 2010... Ata kanë një ecuri të mirë deri tani dhe besojnë se do të mbajnë këtë ritëm edhe gjatë këtyre dy viteve deri në Botërorin e Afrikës së Jugut. Turneu do të jetë një shans për Spanjën që të bëhet kampione e Evropës dhe e botës. I këtij mendimi është Serxhio Ramos. "Nëse besojmë, atëherë ne mund të bëjmë diçka të rëndësishme edhe në Botëror, tha ai, për këtë kërkohet shumë punë, qetësi dhe kompaktësi". "Hapat që ne po hedhim janë të mirë dhe ne tani jemi të barabartë me skuadrat më të mira, por e kaluara nuk do të thotë asgjë, do të duhet të vazhdojmë të punojmë", nënvizon lojtari i Realit të Madridit. Ramos ishte në dyshim për ndeshjen ndaj Estonisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›