Bëhemi pesimistë dhe na shqetëson e ardhmja e fëmijëve
Unë dhe familja ime jemi në gjyq me një ministri, që prej 11 vjetësh. Shteti akoma po e mban tokën tonë, megjithëse ne i kemi fituar gjyqet në të tëra shkallët. Më pas hodhëm në gjyq hipotekën për ta detyruar të zbantonte vendimin e gjygjit dhe mezi arritëm ta rregjistronim.
Pastaj na u desh të hedhim në gjyq zyrën e përmbarimit, por edhe pasi e fituam gjyqin, ata nuk na e kthyen pronën. Më thoni çfarë drejtësie ta quaj këtë?
Institucionet tona janë sa peër sy e faqe? Ose ne nuk kemi shtet fare, ose ai është një mafie e tipit “Ndrangeta”, ku bëhet çfarë duan shtatë-tetë kapobanda e nuk pyetet për rregulla. Bëhemi pesimistë e stresohemi për vdekje nga gjëra të tilla dhe na trishton ideja që fëmijet tanë nuk kanë të ardhme këtu.