Ky duket sikur thotë: Unë di çdo gjë, por jo punët e shtetit
Berisha në parlament flet për gjithçka, por jo për Fazlliçin. Kështu që, Berisha, na bën me dije që di çdo gjë, por jo punët e shtetit. Thonë: sa gjuhë di, aq herë njeri je. Zoti Berisha, thonë se di shumë gjuhë, por duhet të jetë përjashtimi që përforcon rregullin.
Unë prita triumfin e Berishës (ngaqë e kishte shpallur veten triumfator përpara kamerave në parlament), si dhe kërkesën me plot gjentilesë ndaj znj.Topalli:
“Të lutem, më lejo zonja kryetare, unë do ta sjell Fazlliçin këtu e ta shohin këta se çfarë burrash janë e çdo heqin… Do dëshmoj dosjet për të gjithë ju dhe s’keni nga të shkoni. Po nëse nuk doni, unë nuk e sjell. E di që këta janë frikacakë etj, etj…”.
Ka 18 vjet, ky njeri, që nuk bën kurrë atë që thotë. Po të ishte Gjergj Mullga gjallë, në sheshin “Skënderbej”, më 1992, kur Berisha fliste gjithë pasion dhe dufe, (ose para kutive të votimit me 2005-n), e t’i kërkoje mendim për Berishën, do të tregonte atë historinë që na ka lënë Noli: kur Hallvagjija u bë Mbret.