Tragjeditë i kanë rrënjët tek mbushja e shtetit me militantë
Shteti, si koncept tek shqiptarët, gëzon respekt të thellë, dhe cilido politikan që do donte të ndërtonte vërtet shtet në Shqipëri, terrenin e ka patur gati. Por shteti tek ne nuk ndërtohet, sepse mbushet me militantë dhe injorantë.
Tragjedia e Butrintit, përshembull, për mendimin tim, ndodhi sepse në shumë komisariate të vendit militojnë njerëz inkopetentë dhe të korruptuar. Kur vallë do heqin dorë këto parti që vijnë në pushtet nga punësimi i militantëve të pashkolluar?