Bëhet publik amaneti i fundit i Gaddafit

Dokumenti thuhet se u ishte dorëzuar tre të afërmve të kolonelit: një prej të cilëve është vrarë, një i arrestuar dhe i treti ka mundur të arratiset nga luftimet në Sirte.
“Kjo është dëshira ime e fundit. Unë, Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bi Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi, betohem se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij, paqja qoftë me të. Unë zotohem se do të vdes si mysliman. Nëse vritem, do të doja të varrosesha sipas riteve myslimane, me rrobat që kam pasur në momentin e vdekjes dhe trupin të palarë, në varrezën e Sirtes, pranë familjarëve të mi. Dua që familja ime, veçanërisht gratë dhe fëmijët e mi, të trajtohen mirë pas vdekjes time. Populli libian duhet të mbrojë identitetin e tij, arritjet, historinë dhe figurën e nderuar të paraardhësve dhe heronjve të tij. Populli libian nuk duhet të heqë dorë nga sakrificat e njerëzve të lirë e të mirë. U kërkoj mbështetësve të mi të vazhdojnë rezistencën dhe të luftojnë kundër çdo agresori të huaj sot, nesër dhe përgjithmonë”, thuhet në amanetin e Gaddafit.