Roma, optimiste për De Rossin

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini është optimist se Daniele De Rossi do të vazhdojë kontratën me klubin.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit skadon në qershor 2012 dhe bisedimet e deritashme nuk kanë sjell fryt. Megjithatë, Sabatini beson se Rossi do të mbetet në kryeqytetin italian.
“Ai dëshiron të vazhdojë të luaj këtu, kjo është dëshira e tij e fuqishme. Dëshira e tij përputhet me vendosmërinë tonë. Ekziston mundësi e mirë që De Rossi të nënshkruajë” tha Sabatini.