E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamela do të përmirësohet

Trajneri i Romës, Luis Enrique ka insistuar se duhet pritur edhe shumë më tepër nga talenti i ri Erik Lamela pas golit në debutimin e tij për Giallorossët.

Argjentinasi shënoi pas vetëm shtatë minutave të fillimit të aventurës së tij në Serie A në fitoren 1-0 ndaj Palermos të dielën.

“Ai është futbollist special. Ai di të bënë gjëra të bukura në fushën e futbollit. Derisa them këtë, ai ka edhe shumë për të mësuar”, tha Enrique për Gazzetta dello Sport. Lamela, 19 vjeç iu bashkua Romës nga River Plate gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›