E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me jashtëtokësoret jemi takuar në vitin 1947

Vetëm pak ditë pas publikimit të disa pamjeve, ku mund të shihen dy objekte që u cilësuan si UFO, Richard Dolan, një prej kërkuesve kryesorë të jashtëtokësorëve, ka deklaruar në New York se që prej vitit 1947, është dokumentuar ekzistenca e tyre.

Ai ka deklaruar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me jashtëtokësorë, por SHBA ka ushtruar trysni shumë të madhe që këto gjëra të mos shfaqen në media.

“Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me jashtëtokësorët që prej vitit 1947. Janë një civilizim shumë i ndryshëm nga ne. Kanë lehtësinë të hyjnë dhe të dalin nga ky realitet në shumë mënyra, të ndërrojnë dimension. NASA dhe CIA dhe forcat e tjera qeveritare, janë përpjekur që ta fshehin të vërtetën dhe kontrollojnë jo vetëm mediat, por dhe shkencëtarët dhe akademikët”, ka thënë Dolan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›