Luftetari merr Kupen

Më 19 maj të 2007-ës nuk mjaftoi një fitore 3-1 në Gjirokastër ndaj Partizanit për të siguruar Superioren, por ky 6-3 përballë Mamurrasit i jep fund pritjes. Luftëtari u kthye në Kategorinë Superiore pas 5 sezonesh, ndërsa golshënuesi Arlind Nora e mban mend shumë mirë atë rënie nga kategoria, edhe atëherë i veshur me fanelën bluzi.
Nora shënoi 4 gola për Luftëtarin në një ndeshje që ishte konceptuar me të drejtë si një festë dhe hare, pasi gjirokastritët e kishin siguruar Superligën që pas barazimit 1-1 të një jave më parë në Kukës. Tifozët në stadium nuk ishin të paktë dhe kishin sjellë me vete banderola, por edhe fishekzjarrë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Nevil Dede e mbylli kampionatin me 30 ndeshje, në kuotën e 72 pikëve, i shkëputur 5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, ndërsa festa në stadium u zbeh fare pak nga një karton i verdhë i marrë nga lojtari i vendasve, Hithi.
Për t’u varur në qafë medaljet e titullit kampion dhe për t’u dhënë kupën e Kategorisë së Parë, në Gjirokastër kishte zbarkuar e gjithë “kupola” e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe të pranishëm në tribunën kryesore ishin presidenti Armand Duka dhe dy zv. presidentët, Bujar Kasmi e Lutfi Nuri. Po ashtu, ishte edhe kryebashkiaku Bime, por edhe ministri e deputeti Ksera