Reagimet e finales gjermane
Spektakli ishte në Berlin dhe ishte i tillë që të merrte sytë, sidomos me golat e shumtë të Borusias së Dortmundit dhe me festën e merituar të mijëra e mijëra tifozëve në stadiumin e lavdishëm e të vjetër “Olimpik”.
Por, një trajner si Jurgen Klop e vazhdon spektaklin edhe në konferencat për shtyp dhe këtë herë kishte gjithë të drejtën e mundshme që të ishte një superyll. Trajneri i Dortmundit përshëndet pa rezerva fitoren e madhe ndaj Bajernit në Kupën e Gjermanisë.
“Ky sukses nuk mund të përshkruhet me fjalë. Padyshim është momenti më i jashtëzakonshëm në historinë tonë. Për mua, më i madhi në 40 vitet e fundit. Ne jemi akuzuar shpesh në vitet e fundit se nuk kemi ditur të shfrytëzojmë rastet që na jepen, por sot ishte ndryshe. Jemi stërvitur 4 vjet radhazi për të shfrytëzuar momentin. Arritëm t’ia vështirësonim shumë jetën Bajernit, ndonëse kundërshtari pati momente të mira dhe na bëri të vrapojmë shumë. Ne dimë të sulmojë e të mbrohemi dhe kjo na bën skuadër të madhe”
Humbësi është një emër i shquar si Jup Hajkes, që ka edhe një finale të madhe për t’i kthyer vetes humorin.
“Kjo humbje mund të sjellë pasoja. Do ta analizojmë shumë këtë finale, sepse kjo nuk mund të ndodhë në finalen e Championsit ndaj Çelsit. Ne treguam shumë dobësi në fazën mbrojtëse. Por, mendoj se do ta ndreqim këtë defekt. Mendoj se 3 lojtarët që nuk do luajnë fundjavën e ardhshme, Badshtyber, Alaba e Gustavo nuk ishin në maksimum. Na kushtoi fakti se po mendojmë edhe për Championsin”.
Të dyja skuadrat u ndanë pas Berlinit. Dortmund nis pushimet, ndërsa Bajerni ka një detyrë madhështore përpara tij, të fitojë Ligën e Kampionëve. Në Mynih, me siguri do të jetë ndryshe.