Behrami, marrëveshje me Fiorentinën
Nga Express më 06 janar 2011 në ora 11:27
Valon Behrami mund t’i bashkohet shumë shpejt Fiorentinës. Sipas mediave italiane, mesfushori kosovar dhe klubi italian kanë arritur marrëveshje, ndërsa pritet vetëm akordimi i ekipit Viola me West Ham United, i cili mban kartonin e futbollistit.
Klubi anglez kërkon gjashtë milionë euro, por duket se ky transferim do të realizohet për pesë milionë euro.
Gjithçka do të dihet në orët e ardhshme. Përpos Fiorentinës, për mitrovicasin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e tjera italiane, Roma, Lazio, Sampdoria e Cesena.