E Diel, 1 Nëntor 2026

Goma të bllokuara për 10 pilotët e parë

Formula 1

Skuadra e Formula 1 duket se do të propozojë një rregull të ri për sezonin 2010: “gomat e bllokuara” për pilotët kryesorë, në mënyrë që konkurrenca në pistë të bëhet më interesante. Sipas “Autosport”, pilotët që do të klasifikohen në dhjetë vendet e para në vijën e nisjes, duhet ta fillojnë garën me të njëjtat goma që kanë përdorur në xhirot kualifikuese. Propozimi i diskutuar në Londër ka marrë votën “pro” nga pjesa më e madhe e skuderive, ndërsa tashmë pritet që ai të shqyrtohet nga Komisioni i F.1 në Federatën Ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›