E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, rikthehet Bajerni në horizont

Valon Behrami, kosovari me pasaportë zvicerane, vazhdon të jetë i kërkuar nga klube të mëdha, edhe pse skuadra e tij aktuale, Lacio, doli i fituar nga apeli që bëri vendimit të gjykatës sportive, ku vendimi për ta zbritur në Serinë B, u anullua dhe bardhekaltërit fituan Serinë A. Lacio kërkon të marrë si Makinuan, ashtu edhe Himenezin dhe për Behramin bien këmbana gjermane, shkruante dje e përditshmja më e madhe sportive italiane, "Gazzetta dello Sport", e cila theksonte se, për Bajernin e Mynihut, mesfushori i krahut te Lacio është një alternativë për Kamoranezin.

Nëse realizohet blerja e dyshes në fjalë, trajneri i Lacios, Delio Rosi, do të ketë një lojtar më tepër në krah. Përvec kësaj, në mënyrë që ruajë barazpeshën në bilancet financiare pas kësaj manovre merkatoje, Lacios mund t'i duhet të lërë të lirë Behramin, i cili është zgjedhja e dytë e Bajernit të Mynihut për krahun e djathtë të mesfushës, pas Kamoranezit. Përvec kësaj, Behrami ka biseduar paraprakisht me gjiganden bavareze (si dhe me Verder Bremenin dhe Hamburgun), gjatë Botërorit 2006, kur ishte real dhe i pranishëm rreziku i rënies së Lacios në Serinë B.

Gjatë Botërorit gjerman, u publikuan disa deklarata të Behramit, sipas të cilave ai thonte se do të shqyrtonit mundësinë e largimit nëse Lacio do të binte në Serinë B. gjithsesi, në një intervistë të dhënë muajin e shkuar, Behrami pati theksuar: "Unë nuk e kam thënë kurrë që nuk do të luaja në Serinë B. Kam thënë që, vetëm në rast të rënies në Serinë B, do të rishikoja pozicionin tim. Është e qartë se nëse Lacio do të ndëshkohej dhe se, nëse lojtarët e rëndësishëm do të largoheshin prej saj, do të ndihesha i pamotivuar. Por klubi, edhe në rast të rënies në Serinë B, do të mbante këtë grup lojtarësh, për mua nuk do të ishte absolutisht problem që të largohesha, edhe pse mund të humbja mundësinë për të luajtur me kombëtaren zviceriane."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›