E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, dy gola të tjerë në miqësoret e radhës

Erion Bogdani vijon të konfirmojë se 11 golat e tij sezonin e shkuar nuk ishin një aksident, dhe, në miqësoret e rradhës për Sienën, të zhvilluara në fundjavë, ka shënuar një dygolësh. Në fakt, kanë qenë dy minindeshje, të zhvilluara të shtunën pasdite, midis Sienës dhe, fillimisht kundër Rivarolezes, që militon në Serinë D dhe pastaj kundër Aosta Sarres, që militon në kategoritë e moshave. Të dyja këto sfida të skuadrës së shtatlartit shqiptar janë zhvilluar me dy pjesë me nga 30 minuta secila dhe, sikundër ka bërë në të gjitha miqësoret e parasezonit, trajneri toskan, Bereta, ka vendosur të aktivizojë dy 11-she të ndryshme, për t'i dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të tij të tregojnë veten.

Duke ruajtur formacionin 4-4-2, Bereta e ka aktivizuar Bogdanin në minisfidën kundër Rivalorezes, të cilën toskanët e kanë fituar me rezultatin 5-1. Sulmuesi i kombëtares kuqezi është aktivizuar që nga minuta e parë, duke patur si partner të sulmit Frikun. Dy sulmuesit nuk e kanë zhgënjyer trajnerin Bereta, duke shënuar përkatësisht dy dhe tre gola. Ndonëse Bertot e ka kaluar skuadrën e Rivalorezes në epërsi pas 13 minutash lojë, Frik ka barazuar për toskanët në minutën e 30-të dhe të fundit të pjesës së parë, ndërsa vetë ai ka përmbysur rezultatin në favor të Sienës dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Paskëtaj do të vijë radha e Erjon Bogdanit.

Shtatlarti do të cojë në 3 numrin e golave për Sienën në minutën e 5-të të pjesës së dytë dhe, 14 minuta më vonë, do të plotësojë edhe dygolëshin e tij personal, ndërsa do të Frik ai që do të vulosë rezultatin në 5-1, me golin e tij të tretë në këtë ndeshje, të shënuar menjëherë pas golit të Bogdanit. Ndërkaq, në ndeshjen e dytë, atë kundër Aosta Sarres, trajneri Bereta ka futur në fushë një 11-she krejt tjetër dhe fitorja 3-0 e Sienës është vulosur nga trigolëshi i kapitenit dhe veteranit të sulmit, Enriko Kieza. Gjithsesi, këto dy ndeshje spikatën edhe për një fakt tjetër, sepse u gjykuan nga Paireto dhe Trentalanxhe, që janë përkatësisht Luka, i biri i ish-shefit të gjyqtarëve të Serisë A, Pierluixhi, dhe kushëriri i ish-gjyqtarit ndërkombëtar, Alfredo.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, golashënuesi shqiptar, Erjon Bogdani, ende në organikën e klubit bardhezi do të mbajë nunmrin 81 në "shpinë", një numër që i ka sjellë fat gjigandit të kombëtares shqiptare, kur sezonin e kaluar shënoi 11 gola. Ashtu sic është bërë e ditur, Erjon Bogdani është thirur zyrtarisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, për ndeshjen miqësore kundër San Marinos e programuar për datën 16 gusht që do të zhvillohet në shtetin e vogël brenda gadishullit italian. Bogdani do të jetë në dispozicion të kroatit të përfaqësueses kuqezi në datë 14 gusht 2006 dhe do të rikthehet në Siena në datën 17 gusht.

Altin B. Kodra

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›