Inter/ Hernan Krespo: “Faleminderit Morati!”

Hernan Krespo është tashmë një lojtar i Interit, pas përfundimit të aventurës londineze me Celsin, ku arriti të shpallej kampion në Angli. "Dëshiroj të falenderoj Moratin, Mancinin, Orialin dhe Brankën. Jam i lumtur që kanë besuar te mua. Më duhet t'u ripaguaj besimin. Forca dhe besimi që Interi pati te mua ishte më e madhe se ajo e treguar nga Milani dhe kjo më mbush me krenari", - komenton argjentinasi, i shoqëruar nga qindra tifozë zikaltër.