Metamorfoza e Britnit: Nuk shkoj më në palestër
Dikur ajo ishte modeli ideal për çdo vajzë adoleshente jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të gjithë botën, Ish- ylli i popit Britni Spirs, jo shumë vite më parë, konsiderohej si një prej femrave më tërheqëse në botë.
Metamorfoza e saj kohët e fundit e ka vënë në një pozicionim shumë larg shkëlqimit të dikurshëm. Në një rrëfim në revistat amerikane Spirs tregoi se çfarë e ka nxjerrë jashtë forme. Jam e çmendur pas çokollatës, por problem im më i madh është që e kam të vështirë të motivohem të shkoj në palestër.
Nënë e dy fëmijëve, Spirs shton: Përpiqem të shkoj në palestër kur zgjohem në mëngjes. Vetë zgjimi është i vështirë, jo më të shkosh dhe të stërvitesh në palestër. Shkoj të fle çdo natë me këtë ide në kokë, por kam dy javë që nuk stërvitem.
Më këto kushte, duket se e vetmja mënyrë që Britni të humbasë disa kile, është nëpërmjet programit të saj të ngjeshur të shfaqjeve.