Dirk Bogard, një anglez ekscentrik
Lindi në Londër, në vitin 1921, me emrin Derek Van den Bogarde. Lufta e Dytë Botërore i ndërpreu karrierën si aktor i ri me të ardhme në teatër. Shërbeu për katër vjet në radhët e ushtrisë britanike, një pjesë të kohës edhe në Lindjen e Largët. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak i afrohet kinemasë, në një seri komedish, një prej të cilave, "Doktori në Shtëpi", e bëri yll të kinemasë britanike të serisë B. Në atë epokë ishte 33 vjeç, por tregonte shumë më pak, mirëpo nga ana tjetër, trupi i hollë e elegant do të mbetej karakteristikë që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës.
Pësoi një seri metamorfozash. Në vitin 1961, mjeku i pashëm i la të gjithë me gojë hapur duke pranuar rolin e vështirë të protagonistit të filmit "Viktima", një avokat të cilit i bëhej shantazh për shkak të të qenit homoseksual. Gjatë gjithë kohës përsëriti se roli nuk përmbante asgjë autobiografike.
Ruajti me fanatizëm jetën private jashtë vëmendjes së mediave, pa lënë kurrë të kuptohej qartë cili qe orientimi i tij seksual. Fakti që nuk u martua kurrë e që nuk ju njoh ndonjë e fejuar - u përmendën disa emra aktoresh në kohën kur qe i ri, por jo bindëse - nuk mjafton për ta futur në listën e homoseksualëve të deklaruar. Duket se edhe raporti me Toni Forvud, njeriun me të cilin bashkëjetoi për pesëdhjetë vite, nuk ka qenë i natyrës seksuale.
Disa prej atyre që e njihnin nga afër kanë hedhur idenë se Dirk Bogard në thelb qe narcist i dashuruar pas vetes, por edhe kjo është shumë evazive për t‘u konsideruar përfundim i saktë. Mirëpo ky interpretim konfirmohet në masë të madhe nga një volum i konsiderueshëm letrash personale që sapo janë publikuar në Angli, por lidhur me këtë do flasim më poshtë.
Pas filmit "Viktima", Bogard iu kthye komedive të lehta, të cilat po e pasuronin, për t‘iu kthyer më pas kinemasë cilësore me disa filma mjaft të arrirë e impenjativë, mes të cilëve më të spikaturit janë dy: "Shërbyesi" dhe "Incidenti", ky i fundit në vitin 1966.
Viti 1968 do të shënonte një tjetër zhvillim të rëndësishëm në karrierën e tij: ai, bashkë me regjisorin italian, Lukino Viskonti. Ky i fundit i ofroi një rol në filmin "Rënia e Zotave". Në këtë epokë, Bogard nisi të ndihej i lodhur nga Anglia e u transferua përfundimisht në kontinent, për t‘u vendosur vitin e parë në veri të Romës e më pas në një shtëpi në Provenca, ku jetoi për 18 vite, deri në vdekjen e Toni Forvud.
Në këtë çast të jetës sapo kishte kaluar të pesëdhjetat, ndihej zotëri i moshuar, gati për t‘iu përkushtuar pensionit, qenve e aktiviteteve të parapëlqyera kulturore, e megjithatë i gatshëm t‘u përgjigjej thirrjeve të jashtëzakonshme - dhe këtë mundësi ia dhanë në kohë të ndryshme një seri regjisorësh evropianë: Viskonti me "Vdekje në Venecia" (1970); Liliana Kavani me "Portieri i Natës" (1973); Alen Resno me "Providenca" (1976); Rainer Verner Fasbinder me "Pabarazia" (1977); Bertrand Tavernier me "Ati i Nostalgjisë" (1989).
Intervali shumë i gjatë kohor mes dy filmave të fundit u mbush prej aktivitetit të ri e mjaft të suksesshëm prej shkrimtari, fillimisht me kujtime autobiografike, e më pas romanesh, me një total prej shtatë librash, që i dhuruan një lloj të ri popullariteti, të kurorëzuar nga titulli i vonuar "Sër" (1992). Vdekja e gjeti në Londër, në vitin 1999, ku u kthye pasi mbeti i vetëm.
Më lart vërejtëm se Dirk Bogard shkruante me pasion, por ky është një lloj qëndrimi minimizues. Thuajse të gjitha letrat e sapopublikuara - të cilat nisin rreth viteve gjashtëdhjetë, kur aktori është mjaft i impenjuar me punë - zënë pjesën më të madhe të përmbledhjes. Shumica e tyre u drejtohen mikeshave të largëta, shpesh jo të moshave të reja: shkrimtares Penelop Mortimer, kritikes kinematografike Dilis Pauell, gazetares Ketlin Tinan, me të cilat flet mbi gjithçka, komenton gjithçka, rrëfejnë sekretet e njëri-tjetrit pa fshehur asgjë. Të tjerat, sigurisht edhe më interesantet, flasin për punën dhe u drejtohen njerëzve të kinemasë, pak aktorë (me kolegët është shpesh shumë i prerë, i vetmi për të cilin ushqen admirim është Xhon Gielgud), shumë regjisorë e ndonjë shkrimtar, si Tom Stopard dhe Xhon Ozborn.
Veçanërisht në sy bien letrat që i ka dërguar Xhozef Lusit, regjisorit me të cilin realizoi filmin e parë të madh në karrierë. Raporti mes tyre u ruajt nga të dy gjatë gjithë jetës. E cilësoi shpesh regjisorin e filmit të parë si "Mbreti", por më pas quajti "Perandori" Viskontin, të madhin e kinemasë italiane, gjë që Lusit nuk kishte si t‘i pëlqente.
Por Dirk në këtë pikë i përgjigjet flakë për flakë regjisorit të parapëlqyer dhe lidhur me "Vdekje në Venecia" shkruan: "E di që doje ta realizoje edhe ti. Por e ke thënë, deri sa u bëra blu në fytyrë... por nuk më kërkove kurrë të luaja në të... as më ofrove ndonjë mundësi, madje as të shkonte në mendje se mund të isha i aftë ta realizoja! Ndërsa Viskonti e realizoi në majin e shkuar. Mbeta pa fjalë e i magjepsur deri në palcë. Nuk kërkoi as justifikime e as t‘i binte larg e larg, tha vetëm se i dukesha si fazan i ngordhur, i varur për qafe e gati për të rënë përdhe, gjë me të cilën shpresoj se donte të thoshte se isha pjekur si aktor".