E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni dhe raporti i torturave

Së fundi, një raport bipartizan i Komi
tetit të Senatit për Ushtrinë synon që
të shndërrohet në një material fort
bindës në ngritjen e akuzave për krime
ndaj ish-sekretarit të Mbrojtjes Donald
Ramsfeld, këshilltarit të tij ligjor, Uilliam
Hajnes dhe ndoshta edhe ndaj zyrtarëve
të tjerë, mes të cilëve disa ish-zyrtarë të
lartë të Shtëpisë së Bardhë. Në raport tregohet
se si veprime të personave të sipërpërmendur
çuan në mënyrë të drejtpërdrejtë
në ndodhitë e turpshme të Abu
Ghraib, apo në tmerret e Afganistanit,
Guantanamos e burgjeve sekrete të CIAs.
Gjithashtu, thuhet se zyrtarë të lartë,
detyra e të cilëve ishte mbrojtja e Kushtetutës
amerikane dhe vetë prestigjit të
Shteteve të Bashkuara në botë, kanë
ndërmarrë praktika hetimore bazuar në
torturat e paligjshme gjatë luftës së Koreve.
Më pas, zyrtarët lëshuan edhe dokumente
ligjore, në të cilat justifikoheshin të
gjitha veprimet e tyre. Këtyre dokumenteve
u parapriu një urdhër i Presidentit,
sipas të cilit Konventa e Gjenevës nuk
mund të aplikohej në rastin e të burgosurve
të "luftës kundër terrorizmit". Kjo
ishte edhe hera e parë që një komb
demokratik kishte vënë në pikëpyetje dhe
në diskutim një konventë të tillë. Një urdhër
i tillë ishte baza për ripërcaktimin
famëkeq të "torturës" në Departamentin
e Drejtësisë. Ai u pasua shumë shpejt nga
autorizimi i Ramsfeldit për metoda hetimesh
"agresive". Disa nga këto metoda
ishin tortura të rënda dhe të tjera ishin
thyerje flagrante të ligjeve kundër trajtimeve
abuzive e degraduese. Autorët e akteve
të tilla të jashtëligjshme i injoruan
paralajmërimet e juristëve të Forcave të
Armatosura në lidhje me thyerjet e vazhdueshme
e flagrante të ligjeve për autorizimin
e abuzimeve, që jo vetëm konsideroheshin
nga ekspertët si aspak të efektshme
për procesin hetimor, por ishin tërësisht
kundërproduktive. Në një faqe të
raportit renditen kundërshtimet e
përsëritura ndaj masave të tilla të jashtëligjshme,
të cilat Presidenti Bush dhe
ndihmësit e tij i injoronin qëllimshëm dhe
vazhdimisht me shumë arrogancë. Në
këto faqe ka paralajmërime të Forcave të
Armatosura, që kishin shprehur disa herë
shqetësim të madh në lidhje me ligjshmërinë
e shumë teknikave hetimore të
përdorura. Vetë shefi i zyrës ligjore i njësisë
hetimore të ushtrisë ishte shprehur
disa herë shumë dyshues për vlerën e
veprimeve të tilla. Një tjetër jurist i
niveleve të larta në ushtri ishte shprehur
për thyerjen e ligjit të torturës në rastin e
"waterboarding" (futjes së kokës në ujë të
të marrit në pyetje). Njësia ligjore madje
kishte nisur edhe hetime në lidhje me
veprime të tilla, por sipas dokumentit të
Senatit, gjenerali Riçard Majers kishte
dhënë urdhër që ato të ndërpriteshin me
udhëzimin e drejtpërdrejtë të këshilltarit
ligjor të Ramsfeldit, Hajnes. Në raport
thuhet se pikërisht ai kishte bërë i pari
propozimin për përdorimin e një agjencie,
e cila trajnonte fushatë të fuqishme
që të merrej drejtpërsëdrejti me pyetjet.
Por ata nuk ishin hetues, vetëm ekspertë
në shkaktimin e dhimbjeve fizike. Pikërisht
ata u dërguan që të punonin se bashku
me hetuesit në seancat e pyetjeve në
Afganistan, Guantanamo dhe në Irak. Në
dhjetor të vitit 2002, Ramsfeldi autorizoi
hetuesit në Guantanamo që të përdornin
një sërë teknikash abuzuese që ishin
eksperimentuar në Afganistan, ndërkohë
dhe duke i prezantuar ato si një politikë
zyrtare. Ramsfeld e anuloi atë një
muaj më vonë dhe zvogëloi numrin e
"teknikave agresive" që mund të përdoreshin.
Por ai e bëri një gjë të tillë vetëm
pas kërcënimit të shefit të juristëve të
marinës për një protestë në lidhje me trajtimin
e paligjshëm të të burgosurve.
Abuzimi dhe torturat e të burgosurve
vazhduan në burgjet e drejtuara prej
CIA-s dhe specialistët e shërbimeve
sekrete. Në përfundim të këtij materiali
kërkohet caktimi i një prokurori që do të
merret me hetimin dhe mundësinë e
akuzave për krime ndaj zyrtarëve të lartë
të Pentagonit dhe të tjerëve që janë përfshirë
në planifikimin e këtyre shkeljeve
të të drejtave të njeriut dhe të ligjit. Duke
qenë se Barak Obama, Presidenti i ri i Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, ka mijëra
probleme për të zgjidhur dhe se ai ndoshta
nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap të
rëndë ndaj ish-zyrtarëve menjëherë, të
paktën pritet që ai t‘i japë urdhër Prokurorit
të Përgjithshëm që të hetojë të gjitha
rastet e abuzimeve ndaj të burgosurve. Ai
pritet që të marrë në konsideratë propozime
nga grupe të tilla si "Human Rights
Watch", për të caktuar një panel të pavarur
që do të merret me rastet e shkeljes së
ligjeve. Derisa Amerika dhe liderët e saj të
dinë me saktësi se çfarë ka shkuar keq
gjatë shtatë viteve të fundit, do të ishte e
pamundur që edhe administrata e re të
sigurohej që ato gabime të mos
përsëriteshin më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›