E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Zëvendësim të deputetëve të PS në rast të mosfutjes në Kuvend

4 marsi eshte mundesia e fundit qe kontigjenti i 64 deputeteve te Partisë Socialistë qe te futen ne kuvend. Ne te kunder sipas neneve te kushtetutes 70-71 dhe nenit 164 te kodit zgjedhor ata zevendesohen me kandidatet e pasardhes ne listen 140 emerore qe PS ka depozituar ne KQZ. “KQZ merr vendim për dhënie të mandatit kandidatit të rradhës në listën e kandidatëve të rregjsitruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në fletoren zyrtare” tha kryetar i Komisionit Parlamentar te Jashtem, Beja.

Zoti Beja thote se kodi zgjedhor në nenin 164 percakton qarte se ndryshe
nga deputeti qe eshte mandatuar fillimisht, ai qe e zevendeson ate nuk
ka me 6 muaj per vetem 30 dite kohe per te pranuar mandatin. “Nëse
kandidati i rradhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga
njoftimi pa shkaqe të përgjigjura mandati i takon kandidatit vijues të
listës, sipas procedurës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. E
njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së
njëjtës parti politike. Pastaj vijon pika tjetër me partitë e tjera.
Kur një parti nuk dëshiron të shkojë vazhdon përsëri Kodi sepse do të
mbrojë funksionimin e Kuvendit” tha Beja.

Por megjithese se kushtetuat percakton qarte se deputeti humbet mandatin
nese nuk betohet, beja thote se ky nen i kushtetutes nuk eshte
ekzekutuar deri tani pasi aty nuk percaktohen afate. “Në Kushtetutë nuk
ke të shprehur një afat të përcaktuar, por shprehet në parim që humbet
vlera e mandatit nëse nuk bën betimin. Ka një nen të veçantë më pas i
cili shprehet se nuk mund ta ushtrosh mandatin po nuk ke bërë betimin
dhe kjo është e përcaktuar fare qartë. Ne jemi në një situatë të tillë.
Meqënëse aty nuk është e përcaktuar me një ‘afat të përcaktuar’ mbyllet
hapësira e mundshme me pikën tjetër të këtij neni që thotë ‘pas 6
muajsh’” tha Beja.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›