Bojkoti i PS, Lohan e Montobio takim me presidentin Topi e kryeparlamentaren Topalli
Pas kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës Rama, diplomatët Lohan dhe Montobio, kanë takuar gjatë të martës dhe kryeparlaren Topalli dhe presidentin Topi. Duke iu referuar temës së nxehtë të momentit, atë të bojkotit parlamentar dhe vlefshmërinë e mandateve të deputetëve socialistë, kryetarja e kuvendit Topalli rikonfirmoi se për këtë cështje do te zbatohet kushtetuta, e cila sipas saj është e qartë.
Sipas njoftimit zyrtar nga kuvendi ambasadori spanjoll , Montobio,
vendi i te cilit ka presidencen e Bashkimit Europian ka theksuar se
“parlamenti është vendi për opozitën dhe sipas tij bojkoti nuk është i
mirë për vendin dhe për demokracinë.”
Në të njejtën linjë ka qenë dhe takimi që Lohan dhe Montobio zhvilluan
një orë më pas me presidentin Topi. Diplomatët kanë theksuar
domosdoshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit politik e institucional për
vazhdimin e reformave jetike.
Nga ana tjetër kreu i shtetit ka garantuar diplomatët se integrimi i
Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme
shqiptare e cila është e vetëdijshëm për përpjekjet dhe sfidat që duhen
për realizimin e kësaj aspirate.
Ne keto takime ambasadori Montobio ka prezantuar programin dhe
prioritetet e presidences spanjolle. Ai ka theksuar se zgjerimi i BE-së
është një ndër prioritet e kësaj presidence tashmë edhe pas hyrjes në
fuqi të Traktatit të Lisbonës, ndersa shprehu mbështetje per Shqiperine
ne procesin e heqjen se vizave
Sipas tij Parlamenti Europian ashtu si parlamenti shqiptar do të jenë
insitucionet me peshën kryesore në këtë proces.
Azhornuar së fundi ( e martë , 19 janar 2010 )
< I mëparshmi