KE: Zgjidhni urgjentisht krizën. Opozita të rikthehet në kuvend
Keshilli i Europes eshte shume i shqetesuar per krizen politike ne vend dhe per kete ceshtje do te kete nje diskutim te vecante ne hapjen e sesionit te ri te Asamblese parlamentare ne fund te janarit. Diskutimet do te bazohen mbi projekt-rezoluten e hartuar nga dy te derguarit e Starburgut ne Tirane Jako Lakso dhe Devid Uilshair. Ne draftin e publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Europes i behet thirje qeverise dhe opozites shqiptare qe te nisin sa me pare dialogun per te zgjidhur krizen politike dhe bashkepunimin per reformave te rendesishme te vendit. Ne dokument i kërkohet qeverisë të ngrejë një komision hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa opozitës i bëhet thirrje urgjente të kthehet në Parlament.
Keshilli i Europes duke dhene sugjerime per zgjidhjen e krizes, i kërkon
Presidentit Bamir Topi të luajë rolin e ndërmjetësit, në gjetjen e një
konsensusi për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës, si dhe për ndreqjen e
problemeve të zgjedhjeve të shkuara. Ne 10 pikat e dokumentit
Asambleja konstaton se bojktoti I opozites ka dëmtuar edhe marrëdhëniet
e Shqipërisë me Asamblenë, pasi nuk eshte paraqitur ende delegacion i
ri shqiptar ne Strazburg.
Po ashtu thuhet se se si pasoje e bojkotit, nuk ka funksionim normal te
institucioneve demokratike në vend dhe se kjo krize te mund të
destabilizojë vendin dhe te rezikoje progresin drejt integrimit
Europian. Asambleja parlamentare e Keshillit te Europes shprehet e
gatishme për të inicuar nje tryeze për gjetjen e një zgjidhjeje në
bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, ndersa sugjeron qe nje tryeze e
thirur nga kreu i shtetit me të gjitha partitë politike do të
kontribuonte në përmirësimin e klimës politike dhe rikthimin e dialogut
parlamentar.
ALSAT
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 janar 2010 )
< I mëparshmi