E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosmiratimi i doktoraturave, pengesë për fillimin e shkollës doktorale tek Filologjiku

Mosmiratimi i doktoraturave te historise dhe filologjise ka penguar zhvillimin e shkolles doktarale edhe ne dege te tjera te fakultetit te Histori- Filologjise. Dekani i ketij fakulteti Shezai Rrokaj, thote se ka gati nje vit, qe  miratimi i tyre po sterzgjatet dhe kjo ka penguar zhvillimin e te gjitha diktoraturave ne kete fakultetet, nje cikel ky studimesh shume i kerkuar, kjo dhe nga aplikimet e shumta qe jane paraqitur prane sekretarive te fakultetit.

“Jemi në pritje të shkollës doktorale të historisë dhe të gjeografisë
të  cilat duhet të miratohen sa me parë nga Agjencia e Akreditimit dhe
Këshilli i Akreditimit, pastaj të kalojmë në Këshillin e Ministrave.
Jemi shumë të vonuar sepse ka kaluar mbi një vit dhe mosmiratimi i
këtyre dy shkollave po pengon fillimin e i gjithe shhkollës doktorale në
faklutet” tha Rrokaj.

Nderkohe, per here te pare studentet e fakultetit te Histori-
Filologjise do te kene shansin qe per lende te vecanta te marrin mesim
nga pedagoge te huaj, te njohur ne universitetet europiane, te cilet do
te jene me kohe te plote, ndryshe nga vitet e meparshme. “Për herë të
parë ne po parashikojmë nga fondet e të ardhurave të studentëve
miratimin e rreth 20 profesorëve të huaj që do të vijnë të mbajnë lëndë
të plota në fakultetin tonë” tha Rrokaj.

Dekani Rrokaj thote se ardhja e ketyre pedagogeve te huaj do te ndikoje
ne standartet e mesimdhenies, nderkohe qe shprehet se ky do te jete
njekohesisht dhe nje kualifikim per pedagoget  shqiptare.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›